Të gjithë jemi shumë të ndikuar nga zodiaku jonë. Po ç’ndodh kur shenja e horoskopit kombinohen me diçka tjetër që ne kemi qejf, si për shembull alkoli?
Ja një guidë perfekte pijesh që t’ju zgjasi deri në fund të jetës. Ka 12 shenja horoskopi dhe 12 pije sipas karakteristikave të personalitetit të çdo shenje.
Kështu që relaksohuni dhe përgatituni për të njohur shijen perfekte për karakterin tuaj perfekt, meqë është edhe fundjavë edhe i keni këto punë përpara.
Dashi
Doni t’i jepni jetë festës? Atëhere jepini dashit vodka & red bull.
Demi
Pija perfekte për një dem është një gotë e mirë vere të kuqe. Demave u pëlqen jeta e shtrenjtë dhe pijen duan ta kenë klas.
Binjakët
Njerëzit social me pijet (që i konsumon, por nuk e tepron) si Binjakët, e dinë mirë se çfarë të pijnë por preferojnë të qëndrojnë te e thjeshta, si për shembull një birrë.
Gaforrja
Gaforret kanë shumë qejf të argëtojnë miqtë dhe familjen, prandaj pija për ta është margarita e bërë vetë.
Luani
Si një shenjë që i do të mirën të gjithëve, luanit do t’i pëlqente një gotë shampanjë por ama të kishte edhe gota të tjera për shokët.
Virgjëresha
Çfarë i jepet një perfeksionisti si virgjëresha? Verë e bardhë, sigurisht.
Peshorja
Socialë, artistikë dhe të kulturuar, peshoreve do t’u shkonte një Cosmopolitan.
Akrepi
Shotsat e tekilës janë fiks për akrepin. Atyre u pëlqen të pijnë kokë më kokë me dikë tjetër por kujdes, ata dinë si ta përballojnë alkolin e tyre.
Shigjetari
Sakeja bërtet shigjetar ! Më dashurinë e tyre për udhëtimet dhe vendet ekzotike, nuk ka pije që shkon më shumë.
Bricjapi
Respektojeni bricjapin dhe lejojeni të ketë kontrollin me një dry martini.
Ujori
Doni të ndihmoni një ujor që të dali në vetvete? Jepini nja dy shotsa Jagermeister.
Peshqit
Njësoj si pija e tyre, Jack&Cola, peshqit kanë një personalitet fiksues.