Shqipëria vitet e fundit po rekomandohet si një destinacion për tu vizituar nga medet e huaja.
Së fundmi media britanike CN Traveller, ka listuar Shqipërinë të 10-tën në listën e destinacioneve më interesante për turizmin gjatë muajit shtator të këtij viti.
CN shkruan se Shqipëria mund të mos jetë ende “Kroacia e re”, por kjo është pikërisht kjo ajo çka e bën të veçantë këtë vend, kjo perlë ballkanike deri më tani ka arritur të mbetet kryesisht jashtë radarit.
Mund të ‘arratiseni’ në Rivierën Shqiptare për të admiruar rërën e artë dhe ujin e kthjellët të detit, që lakojnë nëpër limane të thepisura, evidenton përshkrimi i CN Traveller.
Sipas shkrimit, në verë plazhet janë të mbushura me vendas nga Tirana e jo vetëm, por në shtator teksa të gjithë kthehen në punë, ju mund të shijoni paqen e bregdetit mëse të boshatisur si dhe klimën mesdhetare dhe Adriatikun e ngrohtë.