Pas më shumë se 120 minuta takim me dyer të mbyllura mes grupit të PD dhe ambasadorëve LU e Vllahutin kanë dhënë një prononcim për mediat.
Donald Lu:
Unë përfaqësoj një vend që më shumë se 100 vite ka luftuar për të mbajtur një Shqipëri sovrane, dhe në 25 vitet e shkuara kemi punuar për të arritur gjëra të mëdha. PD ka luajtur një rol vendimtar në historinë postkomuniste të Shqipërisë. Presim që kjo të vazhdojë në kontekstin e reformës në drejtësi".
Romana Vlahutin:
“Ka qenë një diskutim shumë konstruktiv. Sqaruam disa çështje që nuk ishin të qarta më parë por çfarë është më e rëndësishme është se në të gjithë kemi rënë dakord që jemi partnerë e aleatë të Shqipërisë dhe në ditët në vijim të gjithë energjitë tona t’i vendosim që kjo reformë të kryhet . Natyrisht edhe zbatimi i kësaj reforme do të jetë i një rëndësie të madhe për BE dhe do sigurohemi që do të ketë një mekanizëm shumë serioz për ta monitoruar. Që ajo që shkruhet në letra të bëhet realitet".
Lulzim Basha:
“Reforma nuk është letra, por zbatimi i saj përballë oligarkisë që sot i ka vënë vetes një damkë të rëndë. Ndaj dhe ka zgjatur e mund të zgjasë, pasi rëndësi ka produkti dhe jo koha. Nuk vendos për kohën PD-ja, të shikojmë se çfarë do të bëjë pala e nervozëve. Një produkt skarco nuk të bën punë, pasi ata që gjykojnë, shohin produktin dhe jo afatin”.