Luana Vjollca jep herë pas herë mesazhe për femrat për t’i inkurajuar që të bëhen të forta dhe të ecin përpara me forcën e tyre. Së fundmi, moderatorja e njohur dha një mesazh domethënës për gratë duke thënë se duhet të mbështesin njëra-tjetrën dhe të bëhen bashkë, pasi kështu nuk mund t’i mposhtë asnjë. Ajo u shpreh se nuk ka asgjë që femrat s’mund ta realizojnë, duke u kërkuar që të bëhen të forta.
“Nëse femrat bëhen bashkë dhe e mbështesin njëra-tjetrën, nuk ka gjë që mund t’i mposhti, nuk ekziston asnjë gjë që nuk mund ta realizojmë!
Bëhuni të forta e diljani vet se mundeni,”– shkroi Luana Vjollca dhe ky mesazh u rishpërnda nga të gjithë fansat e moderatores, por edhe nga personazhe të njohur publikë.