INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thanë mediat zvicerane/ Nga të tallurat me avokatin për 700.000 franga, tek krahasimi i Loredanës me Karl Lagerfield[FOTO]

Çfarë thanë mediat zvicerane/ Nga të tallurat me avokatin për 700.000 franga, tek krahasimi i Loredanës me Karl Lagerfield[FOTO]

Publikuar më: 19:58 10-05-2019

Konferenca e sotme për shtyp e reperes Loredana dhe bashkëshortit të saj Mozzik është ndjekur me shumë interes edhe nga mediat zvicerane.

Duket se ata kanë pasur mendimet e tyre për deklaratat që ka lëshuar reperja, e cila sqaroi gjithçka, duke pranuar se paratë janë marrë, por me dëshirë dhe vullnet nga pala tjetër, në këtë rast nga çifti zviceran, dhe se nuk është ajo shumë parash që është përfolur në media.

Ajo çfarë i ka bërë përshtypje portalit zvicerian “20 Minuten” ka qenë deklarata e avokatit Tomë Gashi, i cili është shprehur se 700 00 mijë franga në Zvicër nuk janë dhe aq shumë para, pasi standardi i jetesës është më i lartë se në Kosovë.

Gjithashtu po kjo media raporton se deklarata e avokatit Tomë Gashi ku sqaron se “në qoftë se Loredana përfaqëson të gjithë shqiptarët, atëherë kjo është gjë shumë e mirë”, nuk ishte aspak e hijshme.

Ndërkohë një tjetër media “blick.ch” është tallur me figurën e Loredanës duke e krahasuar me atë të ndjerit Karl Lagerfield, ikonën e modës botërore. Ky krahasim erdhi për shkak të veshjes së reperes në konferencën e sotme.

karl.jpg

abssbs.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038599967956543