INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thonë shifrat: Gratë shqiptare me nikoqiret në Europë,  ndërsa burrat…

Çfarë thonë shifrat: Gratë shqiptare me nikoqiret në Europë, ndërsa burrat…

Publikuar më: 08:14 07-08-2018

Gratë shqiptare janë me nikoqiret e Europës, pasi rezultojnë se shpenzojnë më shumë kohë se gjithë shtetet e tjera për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie. Ndonëse pas viteve ’90 lehtësitë janë shtuar si në kryerjen e punëve të shtëpisë ashtu dhe gatimin, sërish ne vijojmë të humbim më shumë kohë, ndoshta për shkak të traditës, por edhe kursimit, kur vjen fjala te gatimi.

Sipas një sondazhi të Komisionit Europian për cilësinë e jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate, rezulton se pyetjes “Mesatarisht sa orë në javë shpenzoni për të gatuar dhe për të bërë punë shtëpie jashtë punës së paguar?”, të anketuarit shqiptarë i janë përgjigjur 25 orë, që është më e larta në Europë, për shkak të orëve të gjata të delaruara nga gratë.

Pas shqiptarëve, shkruan Monitor më shumë kohë për punë shtëpie shpenzojnë rumunët (21 orë) dhe turqit (19 orë), ndërsa më pak danezët (9 orë), finlandezët (11) dhe suedezët (11).
Nëse i referohemi burrave shqiptarë, ata nuk kanë kohë për të humbur duke u marrë me gatim e punë shtëpie.

Meshkujt shqiptarë kanë raportuar se shpenzojnë rreth 12 orë në javë, që është e krahasueshme me mesataren e Europës dhe me vendet e tjera të rajonit dhe shumë më e ultë se koha që shpenzojnë partneret e tyre.

Ndërsa më punëtorët janë burrat rumunë, që shpenzojnë 20 orë në javë, vetëm 2 orë më pak se femrat rumune.

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998