INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë gjuha e trupit për lidhjen tuaj? Zbulojeni! [FOTO]

Çfarë thotë gjuha e trupit për lidhjen tuaj? Zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 15:18 19-03-2018
Për shkak se gjuha e trupit mund të jetë e ndërlikuar për ta lexuar, terapistja e çifteve Terri Orbuch, një pedagoge në Universitetin Oakland në Miçigan dhe autorja e “5 Simple Steps to Take Your Marriage from Good to Great” na ka dhënë disa këshilla.
 Ajo, sipas intv.al  vëzhgon çifte në praktikën e saj gjatë gjithë kohës dhe kupton se cilat lëvizje delikate, pozicione dhe shprehje mund të sinjalizojnë për një marrëdhënie të mirë, apo të keqe.
1. Mbajtja nga krahu
"Kam prirjen ta mendoj si jo-romantike, sepse e sheh këtë në marrëdhëniet prind-fëmijë, ku prindi mban nga krahu fëmijën", thotë Orbuch.
Për të, kjo nuk tregon afërsinë apo lumturinë, por është një mënyrë më formale apo e përshtatshme për të prekur.
 
 
2. Një partner ecën përpara tjetrit
Në mënyrë tipike, mënyra si ecni tregon se ka respekt në marrëdhënie dhe çifti është një ekip. Pra, nëse një partner ecën vetëm përpara kjo është një shenjë e keqe, thotë Orbuch. Kjo tregon se marrëdhënia juaj është toksike. Ajo shton se është një shenjë që çifti nuk vepron si një ekip dhe nuk mund të jetë shumë i lumtur.
 
 
3. Kokën në kraharor
Shtrirja e kokës në shpatull ose gjoks të partnerit tuaj është një veprim i ëmbël, thotë Orbuch. Duke bërë këtë, po thua "Ndihem afër jush, unë kam besim tek ju, unë dua të jem pranë jush". Kjo lëvizje mund të ndodhë edhe në marrëdhëniet prind-fëmijë, kështu që i jep një element mbështetës. Ti je mbështetur te dikush që beson dhe mund të dëshirojë të ngushëllohet.
 
 
 
4. Me duarkryq
Kur një ose të dy partnerët po ecin, qëndrojnë në këtë mënyrë tregon se ka tension mes tyre. Diçka ka ndodhur, ata ndihen të mërzitur, të zemëruar apo të frustruar", thotë Orbuch. Nëse janë në takimin e parë kjo mund të tregojë se dikush është vërtetë i pasigurt, nëse personi tjetër e pëlqen.
 
 
 
5. Të ulur në prehërin e njëri-tjetrit
Ky veprim tregon intimitet dhe që ndoshta kanë dështuar. Gjithashtu, sipas intv.al është një shenjë e dëshirës dhe afërsisë që shumica e çifteve të reja nuk duhet të shfaqin në publik.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0044519901275635