INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë horoskopi për tipin me të cilin po krijoni lidhje të re

Çfarë thotë horoskopi për tipin me të cilin po krijoni lidhje të re

Publikuar më: 11:59 09-01-2017

A nuk do doje të dije nëse po harxhon kohën kot me një mashkull pa investuar seriozisht shumë kohë me të?

Pikërisht për këtë janë shenjat e horoskopit, apo jo? Ndoshta jo, por ia vlen t’iu hedhësh një sy për çdo rast.

Dashi

Dashi beson se si shënja e parë e horoskopit që është, i bën ata më të mirët. Mos prisni nga ai t’iu përulet, ai e njeh mirë vlerën e tij. Si dashi, ai është një mashkull i fortë, i pavarur dhe shumë mashkullor. Vështirë se gjen diçka të keqe te këto karakteristika. Megjithatë… ata mërziten shpejt, bëhën xhelozë  dhe kërkojnë gjithmonë t’i argëtosh.

Demi

Demi që në fillim tregon se është një mashkull I qetë, besnik, i zgjuar  dhe romatik. Si një shenjë toke ata janë po ashtu, me këmbë në tokë. Megjithatë shpesh janë kokëfortë dhe nëse kërkon të bësh shpesh sipas mënyrës tënde mund të lindin mosmarrëveshje.

Binjakët

Ata janë meshkujt më interesantë që mund të njihni. Janë gjithmonë duke kërkuar për aventura dhe kërkojnë t’ju surprizojnë në çdo moment. Ata kanë nevojë të ndryshojnë konstantivisht dhe mbase kjo mund të mos jetë në favorin tuaj. Megjithatë ata janë tepër optimistë dhe do gjejnë gjithmonë një mënyrë për t’iu bërë të lumtur. Përgatituni të përballeni me një njeri lehtësisht të paparashikueshëm ama!

Gaforrja

Nëse kërkoni një dashuri të thellë, Gaforrja është e vetmja shenjë në horoskop që do dijë t’ia u japë atë që kërkoni. Të ndjeshëm, familljarë dhe romantikë, meshkujt e kësaj shenje do ju bëjnë të ndiheni komodë dhe si në shtëpi. Megjithatë ata bëhën tepër emocionalë, kështuqë duhet të bëni kujdes.

Luani

Luanët janë meshkuj xhelozë dhe duan t’iu mbrojnë në çdo moment. Nëse nuk doni të keni problem, bëni mirë t’iu qëndroni besnikë, madje edhe në një shikim që mund të shkëmbeni me një mashkull tjetër për një fraksion sekonde. Ata janë dominues, plot e përplot me vetëbesim dhe gjithmonë në qëndër të vëmendjes. Nëse ju tërheqin këto karakteristika atëherë duhet t’i pranoni të gjitha.

Virgjëresha

Ata thonë atë që nënkuptojnë dhe nuk kanë kohë për lojra. Virgjëresha ka tendencën t’ju thotë çdo gjë në sy. Aqta punojnë fort dhe kanë nevojë për mbështetje. Nëse nuk vlerësoni arritjet dhe qëllimet e tij, atëherë nuk do e keni lidhjen shumë të gjatë me të. Perfeksioni është një MUST për këtë shenjë. Bëni kujdes me pastërtinë!

Peshorja

Ata janë paqësorë, mbajnë balancën dhe mbi të gjitha janë tepër romantikë. Peshoret nuk dinë kurrë të nisin një zënkë me ju. Nëse shfaqni shenja xhelozie për partnerin tuaj pasi kalon më shumë kohë me miqtë e tij atëherë ai nuk është mashkulli për ju.

Akrepi

Ata janë tepër kureshtarë. Nëse jeni në një lidhje me një Akrep duhet të pranoni se ata kërkojnë të dinë gjithçka rreth jush. Gjithashtu ata kanë një inturitë të fortë dhe kuptojnë shumë mirë kur diçka nuk shkon. Bëni kujdes nëse doni të keni një marrdhënie të mirë me ta.

Shigjetari

Nëse keni njohur një Shigjetar, lidhja që do keni nuk krahasohet me asnjë nga ato që keni patur. Ata nuk duan të humbin kohë me një lidhje që nuk ka aventura, pozitivitet apo potencial.  Megjithatë shpeshherë janë të paduruar pasi kërkojnë shumë kështuqë përpiquni t’ju mësoni balancën.

Bricjapi

Nëse keni gjetur një Bricjap, atëhere jeni me fat! Ata janë meshkuj besnikë, të dashur, punëtorë dhe shumë selektivë. Prandaj, nëse ai iu ka zgjedhur ju, konsiderojeni veten se keni diçka të veçantë. Njëherë që bricjapi do të dashurohet me ju, do kërkojë me çdo mjet të bëjë gjithçka për ju. Megjithatë duhet të respektoni edhe hapësirën e tij, kariera është gjithashtu shumë e rëndësishme për të.

Ujori

Nëse kërkoni që dikush t’ju kuptojë dhe të komunikojë me ju, atëherë Ujori është i dashuri juaj ideal. Megjithatë ata nuk janë të qëndrueshëm në një lidhje, kështuqë përgatituni për disa surpriza të pakëndshme.

Peshqit

Ne sipërfaqe ata janë të dashur, besnikë, romantikë, interesantë etj etj. Me një fjalë të gjitha cilësitë që një mashkull duhet të këtë në një lidhje, peshqit i plotësojnë. Megjithatë ata janë ëndërrimtarë dhe kërkojnë të plotësohen dëshirat e tyre dhe lidhja të ecë ashtu siç e mendojnë ata. 

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096