INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë horoskopi se duhet të kini parasysh gjatë vitit 2017.

Çfarë thotë horoskopi se duhet të kini parasysh gjatë vitit 2017.

Publikuar më: 11:12 20-12-2016

Edhe pse për çdo vit të ri, pritshmëritë janë të mëdha, gjëja më e mirë e festave të fundvitit është ideja se çdo gjë do nisë nga e para.

Sipas parashikimit të astrologëve këto janë zgjedhjet që duhet të bëjë çdo shenjë sipas aftësive dhe karakteristikave të tyre për të nisur mbarë vitin e ri.

Dashi
Merreni shtruar!
Nëse keni një plan për vitin e ardhshëm, ju sigorjmë të mos vraponi pas tij sikur jeni në një garë, por ta përfundoni atë në qetësi dhe me ngadalë. Fundja viti është i gjatë…ah edhe mos u bëni kaq kokëfortë! 

Demi
Thjesht bëjeni!
Lëreni veten të lirë, hiqini komplekset dhe bëni hapin e parë në drejtimin e duhur. Natyra juaj është e rezervuar, por për vitin tjetër ju këshillojmë të ndryshoni mendje lidhur me gjërat që ju pëlqejnë të bëni, por hezitoni.

Binjakët
Ndajeni mendjen!
Natyra juaj e pavendosur shpeshherë ju vendos para disa zgjedhjeje dhe ju keni tendencën të bëni atë të gabuarën. Qartësoni mendimet dhe mos u shpërqëndroni nga kënaqësitë e momentit.

Gaforrja
Bëjuni zot i vetes!
Ju jeni të ndjeshëm dhe si të tillë, kur gjërat nuk shkojnë mirë nuk e pranoni dot dhe kërkoni mbështetjen e të tjerëve. Ka ardhur koha të merrni vetë situatën në dorë dhe të tregoni se jeni të pjekur mjaftueshëm për të përballuar vështirësitë.

Luani
Pranoni që ndonjëherë edhe ju gaboheni…
Si Luan, ju jeni tepër krenarë për veten dhe e keni të vështirë të pranoni gabimin. Megjithatë në 2017-ën duhet të filloni të ndryshoni mendim. Nuk ka asgjë të keqe ndonjëherë të pranosh fajin dhe pasojat që vijnë me të. Ju sigurojmë se ju çon një hap para në jetë.

Virgjëresha
Lerini mënjanë kritikat!
Duhet të kuptoni se perfeksioni deri në detaj nuk ekziston. Madje ndonjëherë është shumë i mërzitshëm. Kështu mjaft kritikuat veten dhe të tjerët. Siç ka thënë dhe artisti Salvador Dali: “Mos kini frikë nga perfeksioni, nuk do e arrini kurrë!”.

Peshorja
Mësoni të thoni “JO”!
Për ju Peshoret, viti 2016 ka qënë e mbushur plot me të reja si në planin profesional edhe në atë personal. Megjithatë e meta juaj është se thoni shpesh “po” dhe në fund keni një mal me punë për të bërë. Mësoni se vitin tjetër, nëse dikush ju pengon ose ju ngarkon me punë që nuk i dëshironi, ekziston dhe fjala “jo”. Ju sigorjmë që do ndiheni më mirë me veten!

Akrepi
Mësoni të thoni “PO”
Kur themi këtë, nuk e kemi fjalën që të pranoni çdo gjë, edhe ato që s’ju pëlqejnë. Thjesht mos u shqetësoni kaq shumë për të ardhmen duke qëndruar gjithmonë brenda guackës, gati për sulm nga çdo ndikim i jashtëm. Qëndroni në paqe me veten dhe kërkoni më shumë aventura në jetën tuaj.

Shigjetari
Vetëpërmbahuni!
E dimë që ju pëlqen t’i provoni të gjitha në jetë, por ka ardhur koha të fokusoheni tek puna, kariera dhe përgjegjësitë e tjera të jetës. Aventurat lerini në plan të dytë vitin e ardhshëm.

Bricjapi
Mjaft me ankesa!
Ju jeni një shenjë e gatshme për të punuar me orë të stërzgjatura vetëm për të fituar sa më shumë para. Kështu shpesh ju dëgjojmë të ankoheni se ato nuk janë mjaftueshëm dhe ju jeni shumë të lodhur nga jeta. Duhet të kuptoni se paratë janë vetëm një pjesë e jetës, si fillimi përpiquni t’i kushtoni pak kohë vetes dhe shëndetit tuaj. Niseni vitin e ri me një tjetër persepktivë, atë optimiste!

Ujori
Përqafoni frikën tuaj
E kuptojmë që natyra juaj pak paranojake, pak nihiliste ju bën të mos pranoni realitetin. E vërteta, i dashur Ujor është se jetoni në planetin Tokë dhe ju garantojmë se bëhët shumë bukur këtu. Për vitin tjetër, ndryshoni pak po ashtu…

Peshqit
Mos mendoni vetëm për veten!
Jo çdo gjë ka lidhje me ju ose duhet të jetë me patjetër e juaja, madje edhe kënaqësitë. Është më bukur kur i ndani ato me të tjerët… kështu peshqit për 2017-ën duhet të mësojnë mos jenë kaq dominues mbi të tjerët sidomos me të dashurit e tyre dhe të kuptojnë çfarë do të thotë të jesh i balancuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598