INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë shkenca për gratë me fundshpinë të madhe

Çfarë thotë shkenca për gratë me fundshpinë të madhe

Publikuar më: 17:43 30-09-2018

Ndonëse tendenca është për të patur një trup elegant dhe të hollë një studim i fundit ka dalë në përfundimin se gratë me fundshpinë të madhe janë më të shëndetshme. Studimi është kryer nga shkencëtarët në Qendrën e Oksfordit për Diabetin, Endokrinologjinë dhe Metabolizmin.

Ata zbuluan se gratë me të pasme të mëdha janë më rezistente ndaj sëmundje kronike.

Sipas studimit, gratë me të pasme të mëdha kanë po ashtu gjasa të kenë nivel të ulët të kolesterolit dhe të prodhojnë më shumë hormone për të metabolizuar sheqerin.

Për më tepër, indet dhjamore në pjesën e të pasmeve dhe te kofshët gjithashtu, kapin grimcat yndyrore të dëmshme dhe parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare.

Të pasurit një fundshpinë të madhe gjithashtu favorizon hormonin që rregullon peshën dhe atë anti-inflamator, mbrojtësit vaskular dhe veçoritë anti-diabetike.

Rritja e inteligjencës ndikohet edhe nga sasia e yndyrave e Omega 3. Është e provuar se yndyrat Omega 3 janë katalizator për zhvillimin e trurit.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se fëmijët e lindur nga gra me të pasme më të mëdha janë më inteligjentë sesa fëmijët e lindur nga gra më të holla.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217