INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë tregon shenja e horoskopit për stilin tuaj

Çfarë tregon shenja e horoskopit për stilin tuaj

Publikuar më: 14:20 06-03-2017

Stili i veshjes tregon shumë për preferencat tuaja dhe çfarë personaliteti keni.

Karakteristikat e shenjave të horoskopit lidhen gjithashtu edhe me stilin tuaj. Ja çfarë tregojnë ato:

DASHI
Femrat nën Dashin nuk janë aspak të turpshme. Si lidere të lindura, ato janë të parat që përqafojnë tendencat e fundit të modës dhe kanë një sens unik të ndjekjes së tyre. Ato gjithashtu, janë blogeret apo influencueset e modës më të njohura.

DEMI
I gjallë, i freskët dhe sa më i rehatshëm është stili i femrave të lindura nën këtë shenjë. Mënyra si ato kombinojnë veshjet të duken sikur nuk janë lodhur aspak e ben stilin e tyre ta kenë zili të gjithë. Duhet të themi se edhe pse i thjeshtë stili i tyre, veshjet janë gjithmonë të shtrenjta.

BINJAKËT
Vajzat Binjake kanë një stil shumë personal dhe interesant, por ndodh që duan ta ndryshojnë sa herë diçka i frymëzon edhe pse nuk dalin shumë nga vetja. Kur vjen pun ate stili dhe lidhja e tyre me modën ato shpalosin gjithë imagjinatën. Gjithashtu kanë një sy të mirë për të kombinuar printed he tekstura të ndryshme.

GAFORRJA
Femrat e Gaforres janë të dashura dhe besnike. Ato mund t’i shohim më shumë me një palë xhinse të zeza të ngushta, bluzë të bardhë dhe çdo gjë është në rregull. Ato nuk e kanë të nevojshme të ndjekin gjithmonë modën.

LUANI
Femrat e Luanit kanë një stil klasik. Ato preferojnë të blejnë rroba që nuk iu ikën koha, të rezistueshme, që tregojnë se kanë një karakter të fortë. Sido që ajo të vishet është e ditur se do I bëjë të gjithë të kthejnë kokën.

VIRGJËRESHA
Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të fiksuara pas detajeve. Ato pëlqejnë qëndisjet, aksesorët, prekjet unike në veshje. Çdo gjë që ajo vesh është e menduar mirë.

PESHORJA
Femrat e Peshores janë antikonformiste. Çdo gjë që kanë në garderorëbën e tyre është 100% si karakteri i saj, i rregullt dhe i balancuar, nga ngjyrat e lehta në ato të errëta.

AKREPI
Të gjithë e dinë se femrat e kësaj shenjë vdesin për modën. Ato janë plot me stil nga koka te këmbët dhe preferojnë të kenë në garderobën e tyre gjithë llojet e stileve nga bohemian në klasike.

SHIGJETARI
Nëse keni një mike që është gjithmonë e veshur me të zeza, është e sigurt se ajo I përket shenjës së Shigjetarit. E fshehur, misterioze, e matur dhe e pavarur, ajo preferon të ketë stilin e saj në mënyrën e saj.

BRICJAPI
Femrat e Bricjapit janë të karakterizuara nga displina, përgjegjësia dhe nuk rreshtin kurrë së punuari. Eleganca, pamja e sofistikuar dhe e përshtatshme për zyrë flet më së miri për shijen tuaj në modë.

UJORI
Duke qenë një femër shumë individuale, e pavarur dhe inovative, ju visheni ashtu si ju pëlqen. Asnjëherë nuk e ngatërroni rehatinë me mungesë stili, pasi që edhe veshjet më të thjeshta duken të kombinuara mirë.

PESHQIT
Kur vjen puna te stili, për femrat e kësaj shenje është e gjitha një enigmë. Ato janë fanse të ngjyrave të tokës, shpesh ju pëlqen minimalizmi, herë të tjera kombinimet e çmendura. Stili juaj i preferuar është stili femëror me materiale si mëndafshi, tyli dhe kadifeja.

 

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127