INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë u bë u bë! Këto janë 4 gjërat që duhet t’i lini pas në 2018-ën

Çfarë u bë u bë! Këto janë 4 gjërat që duhet t’i lini pas në 2018-ën

Publikuar më: 18:43 30-12-2018

Na ndan vetëm një ditë nga 2019-a. Është një periudhë e bukur festash, por edhe reflektimi. 365 ditë kanë kaluar shumë shpejt dhe me po të njëjtin ritëm do të vijë dhe do të largohet edhe 2019-a. Vitet ikin pa na pyetur ne, por është e rëndësishme që ne të marrim më të mirën prej tyre. Për shumë prej jush viti 2018 mund të ketë qenë i suksesshëm, ndërsa për të tjerë ky mund të ketë qenë një vit jo fort i mirë. Çdo ditë e jetës sonë nuk është njësoj, prandaj me siguri keni derdhur edhe lot në vitin që po lëmë pas. Një vit i ri është një mundësi e re, prandaj ne do t’ju sugjerojmë se çfarë të lini pas në vitin 2018. Merrni me vete vetëm gjërat pozitive:

Ish-in që ju la

Nëse jeni ndarë në 2018-ën dhe ky vit i ri, po ju gjen beqar/e, lëreni pas trishtimin së bashku me ish-in në vitin e “vjetër”. Keni kohë mjaftueshëm në 2019-ën për të gjetur të duhurin. Mos e ktheni më kokën pas, qoftë edhe për të parë, pasi një shprehje thotë “Nëse rikthehesh me ish-in është njësoj si të lahesh dhe të veshësh sërish rrobat e pista”.

Punën që ju streson

Nëse në vitin 2018 jeni stresuar pafund me punën që keni, në vitin 2019 është koha për të gjetur një punë të re. Nuk është e lehtë, por vendosjani qëllim vetes që ta bëni këtë ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj.

Miqtë që ju braktisën

Përveç familjes, në jetë kemi edhe miq të mirë. Mirëpo, ka edhe nga ata miq që në momente të vështira nuk na janë gjendur pranë. Miq të tillë nuk ju duhen në vitin 2019. Është koha për t’i lënë pas në vitin 2018.

Thashethemet

Një vit i ri pa shumë fjalë dhe me shumë vepra, duhet të jetë 2019-a. Lërini fjalët e tepërta në vitin 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0038378238677979