Prej disa ditësh më media online ka qarkulluar lajmi se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe e gjitha kjo nisi pas disa postimeve në Instagram. Si bloggere që është, Armina publikon shumë foto në profilin e saj zyrtar në Instagram dhe disa mesazhe që nënkuptonin ndarjen i bënë lëmsh fansat.
Mirëpo s’ka asgjë të vërtetë rreth kësaj ndarjeje, pasi kanë reaguar vetë çifti. I pari që ka hedhur poshtë lajmet e ndarjes ka qenë Shkëlzeni i cili ka publikuar një foto ku shfaqet i përqafuar me Arminën. "Për 'dashamirësit”, ka shkruar ai me ironi duke treguar se ata vazhdojnë të jenë bashkë.
Po ashtu edhe Armina ka publikuar në Instagram një foto me Shkëlzenin ku ka shkruar: “Hakuna Matata”, që nënkupton se do të jenë përgjithmonë bashkë.