Në këto ditë nxehta shumë njerëz mund të përjetojnë atë që quhet ‘’lodhja verore’’, së cilës mund ti bësh ballë përmes ushqimit të duhur.
Disa nga simptomat e kësaj lodhjeje janë nervozizmi, dehidrimi, këputja. Studiues të ndryshëm kanë bërë kërkime në lidhje me këtë gjendje dhe zbuluan ushqimet që e ndihmojnë trupin ta përballojë të nxehtin duke na bërë të ndihemi më mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.
Trupi ka nevojë për glukozë të cilën mund ta marrë përmes frutave të freskëta ose të thata, për kalium që e merr nga perimet e stinës, për kalçium që e merr nga qumështi dhe nënproduktet e tij si dhe për shumë magnez, në mënyrë që muskujt të përballojnë këputjen e verës. Më i rëndësishmi nga të gjithë mbetet uji. Kurse kafja, biskotat dhe alkooli që dehidratojnë trupin, nuk sugjerohen.