Fjolla Morina ka mbajtur një koncert ditën e djeshme në Skënderaj të Kosovës. Mirëpo pavarësisht hiteve dhe performancës, mori vëmendjen veshja ekstravagante e Fjollës. Veshje kjo që shkaktoi shumë zhurmë në rrjet pasi fansat nuk e kanë pritur mirë këtë pamje të këngëtares duke e kritikuar për veshjen me komentet në Instagram.
"E pse po del me brek me kendu, s'ke ca te veshesh?", i komenton një fans. "Asnje fjale vecse turp", i komenton një tjetër.
Kishte edhe shumë reagime të tjera lidhur me faktin se në koncert kishte shumë fëmijë dhe Fjolla nuk duhej të vishej kështu, madje s’ka munguar as reagimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Andin Hoti, por edhe ai i Milaim Zekës.
“Bac, falna”, ka shkruar ai pranë postimit që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.
Mirëpo sigurisht që Fjolla nuk bëri sikur si lexoi këto reagime, por mori një vendim duke bllokuar komentet në Instagram.