Alban Skënderaj është tashmë më shumë se një dekade një prej artistëve më të adhuruar nga publiku shqiptar.
Që me paraqitjen e tij të parë në skenë Albani ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe që atëherë kjo dashuri e anasjelltë nuk ka ndryshuar aspak.
Megjithatë së fundmi këngëtari na ka habitur me një deklaratë të pazakontë.
Për arsye ende të paditura, ka treguar se do të shkëputet për një kohë të gjatë nga koncertet në klubet e natës. Përmes nje postimi në Instagram, kantautori lajmëron perfomancën e tij të fundit në një nga clubet e kryeqytetit, mirëpo nuk tregon pse e ka marrë këtë vendim.
"Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”,-shkruan Albani në postimin e tij në Instagram.