Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret shqiptare më të përfolura dhe jeta e saj personale ka qenë gjithmonë në fokusin e lajmeve rozë.
Që prej ndarjes me Jose, e cila ka bashkëjetuar me të prej më shumë se 2 vite, nuk kishim dëgjuar asgjë nga ajo në lidhje me ndonjë romancë dashurie, të paktën deri më sot.
Burime pranë “iconstyle” kanë treguar se ajo është në një histori dashurie me DJ Geek. Mesa duket raporti i tyre shoqëror dhe koleg-koleg paska kaluar në diçka më shumë.
Ai e ka shoqëruar edhe në xhirimet e këngës së saj më të fundit “Desole por favor” dhe për më tepër i le vazhdimisht komente me emoji zemra.
Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek kanë realizuar edhe një bashkëpunim muzikor që titullohet “Alo”.
Gjithsesi le të presim nëse do te kemi ndonjë reagim nga dyshja në fjalë.