INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarëë? Khloe dhe Kim Kardashian paskan vjedhur në një dyqan në Hawaii dhe nuk janë penduar aspak

Çfarëë? Khloe dhe Kim Kardashian paskan vjedhur në një dyqan në Hawaii dhe nuk janë penduar aspak

Publikuar më: 18:21 09-04-2019

Pavarësisht se janë në gjendje të përballojnë ekonomikisht çdo gjë që mund të duan në jetë, Kim dhe Khloe Kardashian treguan se kanë provuar dhe eksperienca të veçanta “kriminale”. Dy motrat vodhën një palë syze të shtrenjta Dior dhe nuk ndalnin dot së qeshuri teksa kujtonin skenën.

Duke folur për promovimin e linjës së saj të re të syzeve, Kim kujtoi se kur dy motrat ishin adoleshente, kishin shkuar në një udhëtim në Hawaii dhe kishin hyrë në një dyqan syzesh. “Ne ishim në Hawaii kur pamë këto syze Christian Dior në dyqan dhe askënd përreth. Ishte një dyqan pothuajse i braktisur. Khloe u dashurua pas tyre, kështu që i mori dhe nisëm të vraponim.”

Khloe qeshte teksa kujtonte këtë episod aspak të këndshëm, ndërsa u shpreh se ende i ka syzet që ka vjedhur ndërsa vazhdonte t’i përshkruante me po atë emocion të ditës kur i vodhën.

khloe-kim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915