Në një postim që ka bërë në instagram, prezantuesi i mirënjohur, tashmë edhe këngëtar/producent, ka shkruar që është i tmerruar, i tronditur, i shtangur. Frika e Ledionit qëndron pas një personazhi të trilluar kinematografik.
Është pikërisht Francis Underwood ai që i ka futur frikën Ledionit. Francis Underwood, është protagonist kryesor në serialin amerikan “House of Cards”. Ai është presidenti i Amerikës, por njëkohësisht mashtrues,vrasës.
Në foton e postuar Ledioni ka shkruar gjithashtu që asnjëherë nuk e kishte menduar se do i pëlqente kaq shumë nje serial. Ne kemi merakun e Sares se mos bëhet xheloze, për shkak se Ledioni paska rënë në dashuri me serialin.