Mançester Siti - Real Madrid dhe Atletiko Madrid - Bajern Mynih janë dy çiftet që do të ndeshen mes tyre në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kështu vendosi shorti i hedhur sot në Nion, nga ku do të dalin dy ekipet që do të diskutojnë trofeun në finalen e 28 majit në "San Siro".
Gjysmëfinalet e para do të luhen më 26 dhe 27 prill, të kthimit një javë më pas (3 dhe 4 maj).
Në finale, skuadra që kalon nga çifti Siti - Real do të cilësohet si pritëse.