Kompeticioni më i madh i futbollit europian, Champions League do të pësojë ndryshime duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Me sistemin e ri, tashmë skuadrat do të kenë mundësinë që të bëjnë një zëvendësim të katërt në kohën shtesë. Ky zëvendësim do mund të aplikohet vetëm pas ekipi të ketë kaluar fazën e grupeve. Ndërsa, në finale ekipet do të kenë 12 lojtarë në stol.
UEFA ka konfirmuar që kampionatet kryesore të Europës do të kenë katër ekipe që do të kalojnë direct në fazën e grupeve. Sakaq, ndryshime janë paralajmëruar edhe për finalën e Cjampions League dhe Europa League. Ekipet që do të shkojnë në finale mund të bëjnë një zëvendësim tjetër nëse ndeshja do të shkojë në shtesë.
Ndryshime ka pësuar edhe orari. Tashmë ndeshjet do të luhen në orën 21:00 dhe jo në orën 20:45 që janë luajtur deri më tani. Ndërsa në fazën e grupeve dy ndeshje do të luhen në orën 18:55 dhe dy ndeshje në orën 21:00. Të gjitha ndeshjet e fundit në grupe do të luhen në të njëjtën orë.