INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Champions/Dybala shënon tripletë, City ia del me vuajtje

Champions/Dybala shënon tripletë, City ia del me vuajtje

Publikuar më: 19:59 02-10-2018

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme në Champions League. Juventus ka kaluar pa problem kampionët e Zvicrës, Young Boys, duke fituar në Torino me rezultatin e pastër 3-0, me 3 gola të shënuar nga Dybala. Ndërsa City ka vuajtur shumë në Gjermani përballë Hoffenheim, teksa vetëm në fund ka fituar 2-1.

Takimi i luajtur në “Allianz Stadium” ka patur një histori të shkurtër, me zviceranët që kanë rezistuar vetëm pesë minuta lojës para se të ndëshkoheshin nga Paulo Dybala.

Ndërsa Manchester City ka vuajtur për të gjetur golin e fitores, por në fund gjithçka ka shkuar mirë teksa anglezët kanë mposhtur Hoffenheim me rezultatin 2-1. Ishte një fitore jetike për Qytetarët pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Lyon.

Në minutën e 84’ City më në fund ka shënuar golin e shumëkërkuar dhe të merituar. David Silva vjedh një top brenda zonës dhe mposht portierin me një goditje të klasit të lartë. City merr një fitore të merituar.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449