INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League, Atletico fitore minimale ndaj Bayern

Publikuar më: 08:14 28-04-2016

Atletico Madrid ka arritur të fitojë sfidën e parë gjysmëfinale 1-0 ndaj Bayern Munich në “Vicente Calderon”. Ka mjaftuar supergoli i Saul Niguez pas 11 minutash lojë që skuadra e Simeones të presë ndeshjen e kthimit më e qetë.

Mesfushori spanjoll arriti të përfundojë me gol një solo aksion, ku pasi kaloi 4 lojtarë të Bayern, në fund arri të mposht edhe portierin Neuer dhe të çojë të tijtë në avantazh 1-0.

Formacioni i Atleticos mund të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 30, por Manuel Neuer arriti të ndalë gjuajtjen e francezit Antoine Griezmann.

Në pjesën e dytë, në minutën e 55, traversa i mohon një supergol austriakut David Alaba i cili provoi nga 35 metra. Vetëm dy minuta më vonë, edhe Javi Martinez lëshoi një mundësi barazimi për gjermanët.

Guardiola kërkon barazimin dhe vendos të bëjë një zëvendësim të dyfishtë 15 minuta nga fundi, kur në lojë fut francezin Franck Ribery e sulmuesin gjerman Thomas Muller.

Në të 74-n, Vidal provon nga 25 metra, por pa sukses. Vetëm pak minuta më vonë kundërpërgjigjet Ateltico me Fernando Torres i cili nuk arrin të shënojë nga brenda zonës.

Deri në fund të ndeshjes, Atletico arrin të ruajë epërsinë dhe të dalë e fituar me shifrat 1-0, një rezultat që gjithsesi nuk i siguron asgjë, pasi duhet të kalojë edhe ferrin e “Allianz Arena”.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938