INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League/ Atletico Madrid dhe Manchester City në çerekfinale

Publikuar më: 10:11 16-03-2016

Manchester City dhe Atletico Madrid janë dy ekipet e radhës që kanë kaluar në çerekfinale të Champions League.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër Manchester City u bë çerekfinalist në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit. Ndeshja e kthimit në Etihad Stadium u mbyll pa gola por fitorja 1-3 e ekpit nga Manchesteri në ndeshjen e parë i dha kualifikimin “qytetarëve”.

Ndërsa për të përcaktuar ekipin e kualifikuar nga çifti Atletico-PSV nuk ka qenë aspak e lëhtë, pasi janë nevojitur 210 minuta lojë dhe 16 penallti që spanjollët të kalonin në çerekfinale.

Por edhe goditjet e penalltive dukej se nuk do të mbaronin kurrë, pasi lojtarët e dy ekipeve ishin mjaft të saktë, duke realizuar 15 penallti, ndërsa në fund ishte një prej lojtarëve të PSV, i cili e përplasi topin në traversën e portës duke gabuar.

Me Manchester City-n dhe Atletico bëhen 6 ekipe të kualifikuara në çerekfinale të Championsit këtë sezon. Javën e kaluar u kualifikuan: Real Madrid, PSG, Wolfsburg dhe Benfica.

Sot do të luhen dhe dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8-ave. Bayern ndeshet me Juventusin, ku sfida e parë në Torino përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Barcelona do të pres në “Camp Nou” Arsenalin, të cilin e mundi 0-2 në ndeshjen e parë. 

Article Logic
Execution time: 0.0043890476226807