INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League / Barcelona, Siti dhe Atletiko do të vijojnë më tej sfidën [VIDEO]

Publikuar më: 12:29 24-11-2016

Barcelona dhe Mançester Siti kanë arritur të sigurojnë kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Katalanasit triumfuan në Skoci ndaj Sëlltikut vendas me rezultatin 0-2 falë dopietës së Lionel Mesit. Ndërkohë Siti i Guardiolës barazoi 1-1 në Gjermani përballë Mynshengladbahut. Pas këtyre takimeve, Barcelona siguroi vendin e parë të Grupit C me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Mançester Siti mban vendin e dytë me 8 pikë.

Në Grupin D, Bayern Munchen mori një goditje të papritur në Rostov ku u mund 3-2 dhe humbi përfundimisht shpresat për vendin e parë, duke ia dorëzua kreun e grupit Atleticos së Madridit që kaloi 2-0 PSV Eindhoven. Spanjollët kryesojnë me pikë të plota pas 5 ndeshjeve dhe do ta luajnë transfertën gjermane në ndeshjen e fundit thjesht sa për statistikë.

Ndërkohë, në grupin A, Arsenal dhe Paris Saint Germain u mjaftuan me një barazim 2-2 për të hipotekuar kualifikimin në fazën tjetër. Parizienët mbajnë momentalisht vendin e parë të ndjekur nga londinezët, ndërsa sfida Ludogorets-Basel u mbyll me rrjeta të paprekura.

Situata mbetet delikate në Grupin B ku Besiktas-Benfica e Napoli-Dynamo Kiev ndanë nga një pikë. Në Stamboll, Turqit kthyen një ndeshje të çmendur pas tre golave të pësuar, ndërsa Napoli nuk arriti të kalonte në “San Paolo” ukrainasit duke u ndalur në barazim pa gola. Pas këtij raundi, të kaltërit kryesojnë me 8 pikë, po aq sa Benfica, ndërsa Besiktas mbetet në vendin e tretë me një pikë më pak.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209