INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League / Fitojnë skuadrat pritëse, PSG dhe Benfika

Publikuar më: 10:14 17-02-2016

Paris Saint Germain mposhti 2-1 Chelsea-n në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 në Ligën e Kampioneve, një rezultat që lë të hapur kualifikimin për sfidën e kthimit që do të luhet në Londër.

Parizienët kaluan të parët në avantazh me Ibrahimovic, i cili shënoi nga një goditje dënimi. Atëherë kur mendohej se 45 minutëshi i parë do të mbyllej me këtë rezultat, Obi Mikel përfitoi nga një gabim të mbrojtjes kundërshtare dhe barazoi shifrat.

Në të dytën, skuadra e Blanc u hodh në sulm për të dyfishuar rezultatin. Përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 78, kur Cavani tundi rrjetën e Chelsea-t.

Sfida tjetër e mbrëmjes mes Benfikës dhe Zenitit përfundoi 1-0 në favor të skuadrës portugeze. Goli u shënua nga Jonas, në minutën e 91 të ndeshjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033979415893555