INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Champions League, fokusi tek Atletico-Juventus  Ronaldo “makthi” i madrilenëve

Champions League, fokusi tek Atletico-Juventus Ronaldo “makthi” i madrilenëve

Publikuar më: 16:07 20-02-2019

Në mbrëmje, Champions League ka rezervuar dy sfidat e radhës. Atletiko Madrid pret në shtëpinë e saj Juventusi-n. Interesante është fakti se Atletiko nuk ka humbur kurrë ndaj ekipeve italiane nën drejtimin e Simeones.

Në konferencën për shtyp tekniku lajmëroi se në sulm do të jetë dyshja Griezmann-Morata.

Ndërkohë nga Juventusi, do të mungojë Sami Khedira. Statistikat tregojnë edhe se Cristiano Ronaldo është një “makth” për Atletico-n pasi sa herë ka luajtur kundër tyre ka gjetur rrugën e rrjetës.

Ndërkohë, Manchester City shihet favorit kundër ekipit të Schalke 04, por Pep Guardiola do të vuajë mungesën e disa lojtarëve si Mendy, Gabriel Jesus, Bravo dhe Stones.

 

Article Logic
Execution time: 0.003267765045166