INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League, kualifikohen Real Madrid dhe Manchester City

Publikuar më: 08:12 13-04-2016

Real Madrid dhe Manchester City janë dy gjysmëfinalistët e parë të Champions League. Madrilenët përmbysën gjithçka në “Santiago Bernabeu” duke fituar 3-0 pasi kishin humbur 2-0 ndeshjen e parë, ndërsa anglezët mundën 1-0 Paris Saint Germain.

Cristiano Ronaldo ishte heroi i Realit me 3 golat e tij (16’, 17’ dhe 77’).

Manchester City për herë të parë arriti gjysmëfinalet e Champions pasi mundi 1-0 në ndeshjen e kthimit PSG, dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2 arriti të kalojë më tej. Në pjesën e parë Aguero humbi një 11-metërsh, por gjithsesi nuk ndikoi në kualifikim, pasi në të 76-tën De Bruyne shënoi golin e fitores. PSG pa t’i anullohej një gol me Zlatan Ibrahimovic në minutën e 85-të për pozicion jashtë loje. Për parizienët ky ishte sezoni i katërt radhazi që eliminohet në çerekfinale.

Sot do të luhen çerekfinalet e tjera: Atletico Madrid-Barcelona dhe Benfica-Bayern Munchen.

Article Logic
Execution time: 0.0032029151916504