Barcelona dhe Liverpool sonte do të jenë përballë njëra-tjetrës. Në Camp Nou do të luhet sfida e parë gjysmëfinale e Champions League.Në 4 përballje me ekipin spanjoll “Të Kuqtë” nuk kanë humbur asnjë të tillë duke marrë 2 fitore dhe 2 barazime.
Është i vetmi ekip anglez, i cili ka mundur ta mundë Barcelonën në të dyja kompeticionet: Kupën UEFA dhe në Champions Legue. Nga statistika Liverpool duket një klub ferri për Barcelonën, por tek “blaugranasit” nuk duhet harruar forma fantastike e Lionel Mess-it. Argjentinasi ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje këtë kompeticion, me një mesatare golash prej 2 të tillash për ndeshje.
Pak ditë më parë, Klopp ka nisur një debat të nxehtë, duke u shprehur se “Camp Nou është vetëm një stadium, shumë i madh, por nuk është një tempull futbolli”.