INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Champions League

Champions League "njeh" çerekfinalistet e para

Publikuar më: 13:21 09-03-2016

Champions League njeh dy çerekfinalistët e parë pas përballjeve të së martës mbrëma. Reali Madridit dhe Wolfsburg janë dy ekipet që kalojnë në fazën çerekfinale, pas fitoreve respektive kundër Romës dhe Gent. Madrilenët arritën të merrin të njëjtin rezultat edhe në “Bernabeu” ndaj Romës, duke i mposhtur verdhekuqtë e Spaletit 2-0, po aq sa fituan edhe në “Olimpico”, 2 javë më pare.

Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 64, ndërsa 4 minuta më vonë ishte kolumbiani James Rodrigues që vulosi kualifikimin e galaktikëve për në fazën e 1/4 të Champions-it.

Ndërkohë, edhe gjermanët e Wolfsburg arritën të fitojnë edhe në ndeshjen e dytë ndaj belgëve të Gent, por këtë herë me rezultatin minimal 1-0. Autor i golit të vetëm në këtë takim ishte Schurrle. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar 2-3 në favor të gjermanëve.

Mbrëmjen e së mërkurës luhen edhe dy sfida tjera të fazës së 1/8-ave të Champions-it. Në Londër Chelsea do të presë PSG, ku francezët kanë fituar 2-1 në ndeshjen e parë. Në Rusi, Zeniti do të luajë ndaj Benfica-s. Në ndeshjen e parë fituan me një gol portugezët.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371