INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League: Porto i dorëzohet Juves, Sevilja mposht Leicester [VIDEO]

Publikuar më: 13:09 23-02-2017

Champions League mbylli fazën e parë të ndeshjeve të 1/8-ve. Juventus triumfoi në Portugali kundër vendasve të Portos me rezultatin e pastër 2 me 0 duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Kanë mjaftuar vetëm dy minuta që italianët të fiksojnë një rezultat tepër favorizuar për ta. Marko Pjaca në të 72’ dhe Daniel Alves në të 74’ janë heronjtë e bardhezinjve në fitoren kundër Portos e cila prej minutës së 27 ka luajtur me 10 lojtarë pas daljes me kuqe të Alex Telles.

Sevilja mori një fitore të ngushtë në shtëpi ndaj debutuesve të Leicester, të cilët dolen me kokën lart nga ndeshja në transfertë, pasi shënuan me anë të Vardy-t në fushën kundërshtare.
Spanjollët e nisën ndeshjen me marshin e pestë, duke krijuar disa raste për shënim,  andaluzianët gjetën golin me goditjen e saktë me kokë të Pablo Sarabia, pas krosimit të ardhur nga Escudero dhe Correa 65’ që më herët kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Jamier Vardy shënoi për kampionët e Anglisë, me portën e boshatisur, pas pasimit të marrë nga Drinkwater në një nga rastet e pakta për shënim që pati skuadra e Claudio Ranieri. Ky ishte goli i parë për Leicester City në gjashtë ndeshjet e fundit, megjithatë shërben shumë për moralin dhe mori vlera duke qenë se rezultati 2-1 lë gjithçka të hapur.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268