Reali dhe Wolfsburgu kanë hedhur një hap drejt çerekfinaleve të Champions Leagues pasi kanë fituar ndeshjet e para në transfertë.
Real Madrid ka arritur një fitore të madhe në “Olimpico” ndaj Romës me rezultatin 2-0 në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Spanjollët ishin dominues gjatë tërë kohës duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo dhe Jese Rodriguez.
Në sfidën tjetër, Wolfsburgu fitoi 3-2 ndaj Gentit në fushën e këtij të fundit, falë dopietës së Draxel dhe golit të Maks Kruz. Ndeshjet e kthimit të këtyre dy çifteve do të luhen më 8 mars.