INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League: Shqiptarët kalojnë me sukses, ja rezultatet e 5 sfidave [VIDEO]

Publikuar më: 08:24 17-08-2017

Napoli i Elseid Hysajt ka fituar sot 2-0 ndaj Nicës në ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Kampioneve, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës në grupe të turneut.

Golat e Mertens dhe Jorginhos i kanë dhënë një sukses të pastër skuadrës italiane që do të mungohet ta mbrojë atë në ndeshjen e kthimit në Francë ku Nicës do t’i mungojnë Koziello dhe Plea, të ndëshkuar të dy me kartonë të kuq.

Hysaj ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si Valon Ahmedi me Maribor. Ky i fundit u mund në Izrael përballë Hapoel Ber Shevës, por lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në shtëpi falë golit të Tavares.

Sokol Cikalleshi ndoqi nga stoli humbjen 2-1 në shtëpi të Istanbul Basaksehir përballë Seviljes, ndërsa Celtic fundosi Astanën duke hipotekuar kalimin në turin tjetër falë fitores 5-0 në ndeshjen e parë.

Ndërkaq, Olimpiakosit të Besnik Hasit iu desh një gol në minutat shtesë i Romaos për t’i dhënë suksesin 2-1 ndaj Rijekës.

Rezultatet

Olimpiakos-Rijeka 2-1

Celtic-Astana 5-0

Hapoel Ber Sheva-Maribor 2-1

Istanbul Basaksehir-Sevilja 1-2

Napoli-Nice 2-0

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664