Sot në orën 19:30 Kukësi do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Sheriff Tiraspol në ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e dytë kualifikues në Champions League.
Pas humbjes 1-0 në transfertë, skuadra verilindore luan një ndër ndeshjet më të rëndësishme gjatë 5 viteve të fundit ku do të synohet përmbysja e rezultatit.
Gjithashtu presidenti Safet Gjici beson se skuadra e tij do të marrë një fitore ku ka dhënë këshillën që ekipi të paktën mos pësojë gol.
Kujtojmë që Kukësi për herë të parë merr pjesë në eliminatoret e Champions Leagues.