Kapiteni i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, plotëson ëndrrën e madhe për të luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Mbrojtësi kuqezi ndihmoi Qarabakun në sfidën me Copenhagen, ku skuadra azere edhe pse humbi 2-1, siguroi kualifikimin pasi kishte fituar 1-0 në shtëpi.
Qarabag, Liverpool, CSKA e Moskës, Sportingu i Lisbonsë dhe APOEL Nicosia janë 5 ekipet e radhës, të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen e tyre në fazën e grupeve të Champions League.
Liverpool ka fituar 4-2 ndaj Hoffenheim dhe është kualifikuar për në grupet e Champions League me rezultatin e përgjithshëm 6-3. Emre Can ishte protagonisti i skuadrës së Jurgen Klopp, me dy gola të shënuar.
CSKA e Moskës gjithashtu shkon në grupet e Champions League, pasi mposhti 2-0 Yang Boys, duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 6-3. Ndërkohë, Sportingu i Lisbonës ka shpartalluar Steaua-n në Bukuresht.
Ndërkohë që APOEL Nicosia eliminoi Slavia Pragën, falë fitores në shtëpi, pasi ndeshja e luajtur në Eden Arena përfundoi me rezultatin 0-0.