INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League/ Taulanti i pafuqishëm përballë Granit, Barcelona e jashtëzakonshme [VIDEO]

Publikuar më: 10:25 29-09-2016

Arsenal ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 kundër Basel, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Të dy golat për "Topçinjtë" u shënuan nga Theo Walcott. Në këtë mënyrë Taulant Xhaka ka dalë i humbur në duelin përballë vëllait të tij, Granitit që luan për ngjyrat e Arsenal. Ndërkohë edhe shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi ishte pjesë e formacionit të Arsene Wenger.

Në grupin A, edhe PSG arriti të fitonte duke mposhtur me rezultatin 3-1 Ludogoretsin. Si Arsenal, ashtu edhe PSG ndajnë vendin e parë me nga katër pikë.

Barcelona ka arritur të bëjë një fitore të jashtëzakonshme ditën e sotme, teksa ka kthyer rezultatin në 2-1. Borussia Monchengladbach shënoi e para me Hazard, por katalanasit u kundërpërgjigjen me golat e Arda Turan dhe Pique. Pas kësaj fitoreje Barcelona mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë.

Pas 10 fitoresh radhazi, Citizens janë ndalur në një barazim 3-3 në Skoci ndaj Celtic. Golat e shumtë u hapën në fillim me Moussa Dembele që në minutën e tretë, por disa minuta më vonë Fernandinho vendosi barazpeshën me golin e tij.

Ashtu si Varane në ndeshjen e djeshme ndaj Dortmund, edhe sot ishte Sterling që njëherë shënoi në portën e vet por më pas e korrigjoi gabimin duke shënuar golin e dytë të barazimit për Citizens. Megjithatë Celtic, që në asnjë moment nuk u ndje inferior provoi avantazhin për herë të tretë përsëri me Moussa Dembele. Por edhe këtë herë, skuadra e Pep tregoi se nuk ka ndërmend të humbë, dhe barazoi sërish me spanjollin Nolito. Ndeshja e grupit C ishte e vlefshme për faazën e dytë të grupeve në Champions League

Article Logic
Execution time: 0.0021681785583496