Sonte, Champions League ka rezervuar dy sfidat e para çerekfinaliste. Liverpool do të presë në shtëpi Porton. Trajneri Klopp thuhet se e ka përgatitur me qetësi këtë sfidë, ndërkohë që në dispozicion të tij nuk do të ketë Chamberlain dhe Gomes.
Ndërkohë sytë janë kthyer më së shumti për sfidën tjetër midis Tottenham – Manchester City, i quajtur ndryshe edhe derbi anglez. Guardiola dhe Pochettino njihen si dy strategë të mëdhenj, të aftë për të surprizuar me taktikat e tyre. Trajneri i “Gjelave” u shpreh se ekipi i tij ka përgatitur të gjtiha armët, për atë që ai e quajti ndeshja më e rëndësishme në karierrën e tij.