INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Champions League/ Wolfsburgu thyen Realin, PSG – Siti ndahen në ‘paqe’

Publikuar më: 08:26 07-04-2016

Wolfsburgu mposhti Real Madridin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në “Volkswagen Arena”.

Ricardo Rodriguez nga pika e bardhë dhe Maxi Arnold i dhanë epërsinë prej dy golash vendasve që në pjesën e parë.

Skuadra e Zindedin Zidane tani ka punë të vështirë në ndeshjen e kthimit në “Bernabeu” pasi duhet të përmbys epërsinë prej dy golash të gjermanëve nëse duan të kalojnë në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Manchester City ka arritur të marr një barazim 2-2 në Paris përballë kampionëve francez të PSG-së.

Gardiani i “qytetarëve”, Joe Hart, i cili u rikthye nga dëmtimi që e mbajti për një kohë jashtë fushës, bëri një paraqitje të shkëlqyer duke mbrojtur edhe një penallti në pjesën e parë.

Kevin de Bruyne i dha epërsinë anglezëve në minutën 38, ndërsa një pakujdesi e Fernandos ne fazën e mbrojtjes i dha mundësinë sulmuesit suedez Ibrahimovic që të barazonte pak para pushimit.

PSG arriti të kalojë në epërsi në minutën e 59 me Adrien Rabiot, por braziliani Fernandinho barazoi në të 72-n duke bërë që të tijtë të presin më të qetë ndeshjen e kthimit në “Etihad”.

Article Logic
Execution time: 0.0037112236022949