Gjysmë finalja e parë e Champions League zbret mbrëmjen e sotme me përballjen e pare Liverpool- Roma.
Pas triumfit të eliminimit të Manchster city, Lojtarët e Jürgen Klopp presin në Anifield, Romën.
Nga krahu tjetër dhe skuadra italiane ka surpizuar të gjithë më rrugëtimin e saj dhe arritjen deri në gjysmë finale.
Në çerekfinale në momentet kur u mendua se Barcelona ishte një hap larg fitores, ajo surprizoj të gjithë duke përmbysur rezultatin.
Megjithatë të dyja skuadrat vijnë nga pozita e vendit të tretë në ligat e tyre përkatëse, por e superuan logjikën e shtëpive të basteve, duke dalë në mes të katër ekipeve më të mira në kontinent.
Ndërsa për sa i përket përballjes së sotme të dyja skuadrat nuk do kenë mungesa të mëdha.
Kjo përballje sjell dhe njëherë në vëmendjen e të gjithëve finalen e Kupës së Kampionëve të 30 majit 1984 kur “The Reds” triumfuan me penallti në sfidën e luajtur në Olimpico.
Ndeshja e sotme pritet të sjelli plotë emocione dhe supriza për dashamirësit e futbollit.