IN SPORT
Champions përcakton çerekfinalistet, Monaco eleminon Man.City

Champions përcakton çerekfinalistet, Monaco eleminon Man.City

Publikuar më: 11:15 16-03-2017

Champions League ka mbyllur siparin e 1/16-ave, për të përcaktuar 8 çerekfinalistet që do të vazhdojnë fazën me eleminim deri në finalen e Cardiff-it.

Dy skuadrat e fundit të kualifikuara janë Alt.Madrid dhe Monaco. Përballja mes Atl. Madrid dhe Leverkusen nuk shkoi më shumë se barazim pa gola, ndërkohë që ndeshja e parë kish përfunduar me rezultatin 4-2 në favor të spanjollëve. Surpriza e mbërmjes ishte Monaco, e cila përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë në “Ettihad Stadium”. Pjesa e parë e dominuar nga francezët, u mbyll 2-0. Ndërkohë që të besuarit e Guardiolës për një momënt e panë vetën në çerekfinale kur shënuan me anë të Sane, por do të ishte francezi Bakayoko që do të mbyllte llogarite 10 minuta nga fundi. Të premten UEFA ka programuar hedhjen e shortit për të përcaktuar çiftet e çerekfinaleve.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393