INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chanel frymëzohet nga antikiteti grek dhe...Dolce & Gabbana?! [FOTO]

Chanel frymëzohet nga antikiteti grek dhe...Dolce & Gabbana?! [FOTO]

Publikuar më: 14:54 05-05-2017

Sa të ngjashme!

gallery-1493837583-chanel-models.jpg

Koleksioni më i fundit nga Chanel, i prezantuar ditën e djeshme në Paris dhe i titulluar "The Modernity of Antiquity", kishte referenca nga antikiteti i lashtë grek. Përpos shfaqjes dhe veshjeve të jashtëzakonshme (siç vetë Lagerfeld di t'i krijojë), diçka tjetër kapi syrin e mprehtë të ekspertëve të modës dhe të vetë atij, Stefano Gabbana.

3a7c9be8-e75e-4a9b-bdff-6d6809913260.jpg

Nëse shihni me kujdes sandalet, ato janë kaq të ngjashme me sandalet e koleksionit Pranverë/ Verë 2014 nga Dolce & Gabbana. Ok, kanë ndryshimet e veta si taka e Dolce-s është si kolonat e stilit jonik kurse ajo e Chanel ka dekorin dorik dhe lidhëset gladiator. Megjithatë, nuk ka ndonjë ndryshim të madh apo diçka që nuk e kishim parë më parë, apo jo Karl?!

gallery-1493837355-chanel-shoes.jpg

Dolce-Gabbana-Spring-2014-Shoes1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032639503479004