INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Channel pa Karl Lagerfeld, një udhëtim me tren në një ‘botë të re’/ Koleksioni i ri

Channel pa Karl Lagerfeld, një udhëtim me tren në një ‘botë të re’/ Koleksioni i ri

Publikuar më: 09:29 07-05-2019

Pas vdekjes së Karl Lagerfeldit në muajin shkurt, shefja e re e Chanel, Virginie Viard, ka prezantuar për herë të parë koleksionin më të ri solo për firmën luksoze franceze, me një “show” të frymëzuar nga udhëtimet me tren.
Motoja e eventit që pushtoi hollin e Grand Palais në Paris ishte: “Gati për t’u ngjitur në bordin e Chanel Express”.
Viard ishte një nga miket më të ngushta të Lagerfeldit, siç e quante dhe ai se ajo është krahu i tij i djathtë, ka mbajtur të gjallë trashëgiminë e tij si në nivel stili, ashtu dhe në performancat në pasarela, duke prezantuar një linjë plot ngjyra, por edhe me kostume bardh e zi, me fustane të gjata me rrudha.
Në këtë sfilatë nuk kanë munguar as aksesorët, ku përfshiheshin varëset me perla, zinxhirët e rënda në qafë, byzylykët e plotë që binin menjëherë në sy apo dhe rripat elegante.
Reuters, shkruan se Viard është e përkohshme dhe se në këtë post do të vihet një tjetër emër i rëndësishëm në krye të markës ikonë të krijuar nga Gabrielle “Coco” Chanel në vitin 1910.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102