Jemi mësuar ta shohim më tepër të zhveshur se sa të veshur.
Por duket se gjërat kanë ndryshuar kësaj here për Channing Tatum, i cili është fotografuar në setin e filmit "Kingsman: The Golden Circle" me kostum serioz, i kollarisur dhe me syze optike. Një look dhe karakter ky shumë ndryshe për aktorin 36-vjeçar, i cili njihet më tepër për rolet e tij "ekzotike" në filmat "Step Up" apo "Magic Mike". Sa i përket projekti aktual, Channing do të luajë përkrah aktorëve Halle Berry, Julianne Moore dhe Colin Firth, ky i fundit ende i pa konfirmuar zyrtarisht. "Kingsman: The Golden Circle" është planifikuar të dalë në kinema më 16 qershor të 2017-tës!