Channing Tatum u kthye në fantazinë e gjithë femrave me rolin e tij si striptist në dy seritë shumë të njohura filmike, “Magic Mike”.
Dhe tashmë duket se ka vendosuar që t’ua kthejë atyre fantazinë në realitet. Vetë artisti 36 vjeçar ka bërë me dije përmes një videoje në Cosmopolitan se do të performojë një shfaqje live striptizmi në Las Vegas në mars të vitit 2017. Frymëzuar nga suksesi masiv i dy filmave, Tatum ka deklaruar se do të veshë, ose më mirë të themi zhveshë rrobat e Mike, për çdo femër që do dojë ta shohë atë nga afër. “Duam të krijojmë një vend për gratë që të jetë klubi i tyre Playboy, ku te ndjehen rehat, jo nervoze dhe të pasigurta”. Pyesim veten nëse kjo është gjithçka...Fundja, Las Vegas mbetet Las Vegas!