INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chapecoense shpallet kampione e Copa Sudamericana [FOTO]

Chapecoense shpallet kampione e Copa Sudamericana [FOTO]

Publikuar më: 11:19 06-12-2016

Konfederata e Futbollit të Amerikës Latine vendosi të mos presë këshillin drejtues të 21 dhjetorit për të zyrtarizuar titullin e Kupës Amerikano jugore në favor të Chapecoense. Skuadra që thuajse u shfaros nga aksidenti ajror, ndërsa po shkonte në Kolumbi për finalen ndaj Atletico Nacional përvetëson kështu trofeun në mënyrën më të hidhur, në atë mënyrë që nuk do të kishte zgjedhur kurrë ta merrte.

Skuadra e Chapecoense është emëruar si fituesja e Copa Sudamericana nga Shtëpia e futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL. “Këshilli i CONMEBOL ka vendosur të shpallë Chapecoense-n si kampione të edicionit të vitit 2016 në Kupën Amerikano-Jugore, si dhe ekipit Atletico Nacional e vlerëson me çmimin Fair Play,” thuhej në deklaratën e Federatës.

Brazilianët fitojnë dhe aksesin në Rekopa, trofeu i Superkupës që do të zhvillohet pikërisht me Atleticon, skuadra e cila hoqi dorë nga titulli si homazh për ekipin e prekur nga tragjedia. Për ekipin karioka të impenjuar tashmë në fazën e vështirë të rindërtimit, vjen një ndihmë e madhe përmes 3.5 milionë eurove nga trofeu.

Atletico Nacional, ndërkohë, ka marrë medaljen e argjendit dhe gjithçka përfshin nga ana financiare, por jo vetëm kaq. Do të fitojë edhe çmimin e Fair Play-t që konsiston në një çek të majmë 1 milion euro. Chapecoense ka fituar solidaritetin e mbarë botës në rrugën e vështirë të mbijetesës, madje yje të tillë si Ronaldinho, apo Gudjohnsen janë ofruar të luajnë falas për brazilianët.

 

Screenshot_1-3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047