INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Charlie Chaplin ka dhënë 5 këshilla të rëndësishme për të gjithë njerëzit. Zbulojeni, pasi jeta juaj do ndryshojë!

Charlie Chaplin ka dhënë 5 këshilla të rëndësishme për të gjithë njerëzit. Zbulojeni, pasi jeta juaj do ndryshojë!

Publikuar më: 12:56 24-10-2017
Komediani  i njohur  në të gjithë botën, Charlie Chaplin gjatë jetës së tij ka dhënë disa këshilla për jetën për të gjithë.
Gjatë jetës së tij, profesionale dhe personale me  plot suksese dhe sfida nxorri shumë  gjëra që ja vleu t’i ndante me të tjerët. Ai e ka bërë tërë botën të qeshë, edhe në periudhë lufte. Ja disa prej këshillave të tij të rëndësishme:
1. Një ditë e kaluar pa të qeshura, është një ditë e  kaluar kot.
Pra, një ndër gjërat që të gjithë duhet të keni parasysh është se sado probleme mund të keni, me rëndësi është të qeshni dhe ta merrni jetën sa më pozitivisht. Edhe në filmin e tij biografik është një fjali ku sipas Charlit thuhet:  “Në fund të ditës, askush nuk mund të gjykojë pse e bëre ose nuk e bëre diçka. Prandaj, jeni ju që duhet të vendosni”!
2. Asgjë nuk është e përjetshme në jetën tonë, madje as problemet
Sa bukur e ka thënë! Njerëzit rrinë dhe vrasin mendjen për çdo gjë, duke e stresuar veten në maksimum dhe në fund nuk e kuptojnë se çdo gjë është kalimtare.
3.  Që të qeshësh me të vërtetë, duhet ta marrësh dhimbjen dhe të luash me të
Nuk duhet të qeshim, vetëm për t’u dukur mirë në sytë e të tjerëve. Sipas tij, gjëja e parë është të marrim dhimbjen dhe ta kthejmë në të qeshur duke e minimizuar atë.
4. Ne mendojmë shumë dhe ndjejmë shumë pak
Njeriu sipas tij, priret të futet në mendime të thella dhe të qëndrojë sa më gjatë. Ndërsa kur vjen puna për të ndjerë dashuri,  nuk i kushtojmë rëndësinë e duhur.
5. Jeta është një dëshirë dhe jo një kuptim
Ne priremi gjatë jetës t’i japim asaj një kuptim, i cili do gjykohet gjithmonë. Më mirë mendojeni atë si një dëshirë dhe do jeni të lumtur. 
Sipas të madhit, Charlie Chaplin e qeshura do ju sjellë lumturinë.
Burimi: Brainy Quote
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037088394165039