Një farë rivaliteti nga Charlie Puth mund edhe ta kuptonim meqë rrymat e dy artistëve janë të ngjashme, por kjo ishte më shumë se thjesht e papritur.
Ylli që njohu famë ndërkombëtare me hitin “See You Again” performoi në Dallas dhe për pak çaste ndërpreu këngën për të thënë me zë të lartë “Fuck You Justin Bieber”. Si për ironi kjo gjë ndodhi ndërkohë që ai po këndonte këngën e tij “We Don’t Talk Anymore”, e realizuar në bashkëpunim me ishin historik të Bieber, Selena Gomez. Nuk dihet nëse po shfrytëzonte momentin për t’u bërë kryefjalë e mediave apo i doli në krah këngëtares 23 vjeçare. Megjithatë, si do të ketë qenë puna, ai shumë shpejt është penduar për “trimërinë” në skenë dhe ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të kërkuar falje. Charlie ka shtuar se është një fans shumë i madh i muzikës së Bieber dhe çfarë ndodhi nuk ishte me qëllim për të ofenduar yllin kanadez. Nuk e dimë se ç’kuptim tjetër mund të ketë “Fuck You”, por gjithsesi...e di Charlie.