Më në fund del edhe klipi i “We don’t talk anymore”, bashkëpunimi i sukseshëm i Selena Gomez dhe Charlie Puth.
Edhe pse fansat kishin pritur gjatë, për shumë, ky klip ka rezultuar zhgënjyes. Charlie Puth është gjithçka që do të shihni në të. Për shkak të angazhimeve me turin “Revival”, Selena e ka patur të pamundur të xhirojë qoftë edhe një skenë në këtë klip, duke mos u shfaqur fare në të. Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërthejë një zemërim masiv, duke u shprehur se Puth nuk duhej të nxitohej, sepse vetëm fal 24 vjeçares kjo këngë është bërë e famshme!