Shtohen gjithnjë e më shumë zërat se trajneri i Chelsea Antonio Conte mund të largohet nga skuadra.
Cdo ditë e më shumë veshtirësohen raportet e tij me drejtuesit e klubit dhe shkak është bërë merkatoja ku duket se tekniku italian ka mbetur i pakënaqur.
Mediat britanike madje shkruajnë se lamtumira e Conte mund të jetë cështje ditësh.
Sikundër ka zëra se pasardhësi i tij do të jetë ish- trajneri i Barcelonës Luis Enrique.