INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chelsea mund Manchester United, Lazio me sytë nga Champions League

Chelsea mund Manchester United, Lazio me sytë nga Champions League

Publikuar më: 09:58 14-03-2017

E hëna futbollistike është mbyllur pa surpriza. Çerekfinalja e FA Cup mes Chelsea dhe Manchester United përfundoi

1-0 në favor të londinezëve. Kualifikimi i të besuarve të Contes u vendos në fillim të pjesës së dytë nga një gjuajtje e N’Golo Kante e cila përfundoi në rrjetë. Më herët “djajtë” nga Manchesteri u detyruan të bënin pa shërbimet e Ander Herrera, pas ndëshkimit me 2 kartona të verdhë që në pjesën e parë. Në fazën gjysmëfinale, Chelsea do të përballet me Tottenham, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Arsenalit dhe Manchester City.
Ndërkohë, në Serinë A italiane, Lazio ka fituar me Torinon me rezultatin 3-1. Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, 11-shja e Simone Inzaghit kalon në avantazh me të përherëshmin Immobile. Pak minuta më vonë Maxi Lopez barazon rezultatin me shpresën se mund të merrnin 1 pikë në transfertën kryeqytetase. Por, në 3 minutat e fundit të lojës bardhekaltërit shënuan dy herë më Keita dhe Anderson për t’a mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-1. Lazio ngjitet në vendin e 4-rt me 56 pikë, 4 pikë më pak se Napoli i vendit të tretë, duke synuar kështu UEFA Champions League.

Article Logic
Execution time: 0.0043179988861084